MAQEDONIA E VERIUT

TREGUESIT E CILËSISË SË TË DREJTAVE TË PUNËTORËVE

Sonja Stojadinović

  1. MUNDËSITË E PUNËSIMIT

1.1 Bazat ligjore të të drejtave të punëtorëve

Ligji i Punës është miratuar në vitin 2005 dhe që atëherë janë miratuar shumë ndryshime në vitet 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019, 2021, 2023.[1]

Ndryshimet kryesore në periudhën e caktuar ishin: rregullimi i orarit të punës për punëtorët e ndërtimit veçanërisht në periudhën e verës; mbrojtja e shtatzënave në vendin e punës; rregullimi i veprimeve që i paraprijnë pushimit nga puna; heqja e ndërrimeve të natës për punëtorët nëse nuk ka transport gjatë asaj kohe; fëmijëve nën 15 vjeç ose atyre që nuk kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm u ndalohet punësimi, me përjashtim të aktiviteteve të lejuara me ligj, të cilat kufizohen në dy orë në ditë dhe 12 orë në javë gjatë periudhës së shkollës, dhe gjashtë orë në ditë dhe 30 orë në javë gjatë pushimeve shkollore; zbatimi i sistemit të negocimit kolektiv; dhe mbrojtja e punëtorëve nga diskriminimi në vendin e punës[2].

Punëtorët kanë të drejtë sindikalizimi që mbrohet me Kushtetutë dhe marrëveshja kolektive rregullohet me Ligjin e Punës, por ky mjet mbetet ende për t’u zbatuar në sektorë të ndryshëm të punës. Ligjet e tjera që rregullojnë sferën e punësimit dhe mbrojtjes sociale janë Ligji për Punësimin dhe Sigurimin në Rastet e Papunësisë, Ligji për Inspektimin e Punës, Ligji për Vullnetarizmin, Ligji për Punësimin e Personave me Invaliditet, Ligji për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë, Ligji për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve të Punës, Ligji për Pagat, Ligji për Pagën Minimale, Ligji për Mbrojtjen nga Ngacmimet në Vendin e Punës, Ligji për Agjencitë Private të Punësimit.

Gjatë procesit të miratimit të ligjit ose miratimit të ndryshimeve, edhe nëse përfshihen të gjithë partnerët socialë (si sindikatat, Oda Tregtare, Oda e Punëdhënësve), komentet dhe kërkesat e tyre nuk zbatohen në të gjitha rastet në rregullore.

1.2. Situata e përgjithshme në tregun e punës

Për tremujorin e tretë të vitit 2024 të dhënat nga Zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut janë si në vijim[3]:

  • shkalla e aktivitetit: 52.6%;
  • shkalla e punësimit: 45.64%;
  • shkalla e punësimit joformal: 14%;
  • shkalla e papunësisë: 12.5%;
  • numri i përgjithshëm i punëtorëve: 698,411.

Punësimi sipas sektorëve nga të dhënat statistikore nga tremujori i tretë të vitit 2024: sektori bujqësor gjithsej 62,740, pronësi private në bujqësi 60,499, shitje me shumicë, tregti me pakicë dhe riparim mjetesh motorike 99,904, prodhim 142,365, administratë publike dhe mbrojtje 51,086[4].

1.3. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Sipas të dhënave nga agjencia e punësimit nga gjysma e parë e vitit 2024, shkalla e papunësisë është më e lartë te gratë në të gjitha qytetet në Maqedoninë e Veriut. Shkalla më e lartë e papunësisë është te qytetarët e moshës 25 deri në 49 vjeç[5]. Një tjetër informatë që duhet të merret parasysh është se emigrimi i punëtorë të rinj, me arsim të lartë dhe gjithashtu profesionistë të aftë është vazhdimisht në rritje. Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhënat se numri mesatar i punëtorëve të kualifikuar që emigrojnë jashtë vendit është 12,000 në vit[6].

  1. FFITIMI ADEKUAT DHE PUNA PRODUKTIVE

2.1. Të dhënat themelore mbi fitimin

Ju lutemi të jepni të dhënat e mëposhtme:

  • paga minimale: 22.567 MKD paga neto mujore (rreth €365);
  • të ardhurat mesatare: 41.939 MKD paga neto mujore (rreth €679)[7];
  • të ardhurat mediane: 36.572 MKD paga neto mujore (rreth €592)[8];
  • raporti i pagës së jetesës (52.235 MKD për vitin 2021, rreth €840) me pagën minimale është 1:2,31 (paga minimale mbulon 43,2% të pagës së jetesës)[9];
  • raporti i pagës së jetesës me të ardhurat mesatare është 1:1.43 (paga mesatare mbulon 70% të pagës së jetesës);
  • fitimet më të larta në 2023 ishin në këto fusha të punës: paga neto mujore e sektorit të IT-së për vitin 2023 ishte 81.984 MKD (rreth €1,314), transporti ajror 50.513 MKD paga neto mujore (rreth €818)[10]; dhe paga më e ulët ishte pë truproja dhe shërbimet e mbrojtjes personale 17.878 MKD (rreth €289), prodhim lëkure dhe produkte lëkure 19.529 MKD (rreth €316)[11].

2.2. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Të dhënat statistikore në webfaqen e Entit Shtetëror të Statistikave ofrojnë të dhëna për pagën minimale, maksimale dhe mesatare pa marrë parasysh pagën mediane. Të dhënat e nxjerra nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut janë se shporta minimale e konsumatorit për muajin maj 2024 është 60.090 MKD (rreth €973) që është përsëri më e ulët se dy paga mesatare së bashku në një familje[12].

Rreziku nga varfëria

Statistikat më të përditësuara të varfërisë për Maqedoninë e Veriut janë nga viti 2021:

  • shkalla e rrezikut nga varfëria ishte: 23% e popullsisë së përgjithshme; 32,8% e popullsisë nën 17 vjeç; 22.4% e moshës 18-64 vjeç; 15.1% e moshës 65 vjeç e lart;
  • sa i përket familjeve që janë në rrezik të varfërisë, përqindja më e lartë e rrezikut ishte për familjet me dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë (52.8%) dhe familjet me prindër të vetëm me fëmijë në ngarkim (49.8%);
  • pragu i varfërisë është përcaktuar në 60% të të ardhurave mesatare të ekuivalizuara;
  • pragu i rrezikut nga varfëria e të ardhurave ekuivalente vjetore të një familjeje me një person ishte 119,229 MKD (rreth €1,920);
  • pragu i rrezikut nga varfëria e një familjeje me katër persona (2 të rritur dhe 2 fëmijë nën 14 vjeç) të ardhurat ekuivalente vjetore ishin 250,380 MKD (rreth €4,030).
  1. OORARI I DENJË I PUNËS

3.1. Të dhënat themelore për orarin e punës

Sipas Ligjit të Punës:

  • kohëzgjatja maksimale ligjore e punës me orar të plotë është 40 orë në javë, 5 ditë. Me një negocim kolektiv, koha e punës mund të reduktohet në 36 orë në javë, por jo më e ulët se kaq (neni 116)[13];
  • të dhënat e fundit të disponueshme tregojnë që koha mesatare e punës në 2020 ishte 39 orë në javë; Është e rëndësishme të theksohet se ky ishte një vit i pandemisë COVID-19, gjatë të cilit orët mesatare javore të punës ranë ndjeshëm nga mesatarja e pesë viteve të mëparshme prej 41.35 orësh[14];
  • kohëzgjatja maksimale ligjore e punës jashtë orarit; jo më shumë se 8 orë në javë, 190 orë në vit (neni 117)[15];
  • kohëzgjatja maksimale ligjore e orarit të punës në rishpërndarjen e orarit të punës; jo më shumë se 12 orë në ditë dhe 55 orë në javë;
  • pushimit ditor minimal është 12 orë;
  • minimumi i orëve të pushimit javor: 24 orë (neni 134)[16];
  • kohëzgjatja minimale e pushimit vjetor (në ditë ose javë pune): 20 ditë.

3.2 Informata shtesë rreth orarit të punës

Puna jashtë orarit rregullohet me nenin 117 të Ligjit të Punës:

  1. Punëmarrësi obligohet me kërkesë të punëdhënësit të kryejë punë pas orarit të punës (jashtë orarit)
  • në rastet e rritjes së jashtëzakonshme të vëllimit të punës;
  • nëse kërkohet nga procesi i biznesit ose prodhimit;
  • nëse është e nevojshme të largohet dëmtimi nga mjetet të punës, gjë që do të shkaktonte ndërprerjen e punës;
  • nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe të pronës, si dhe sigurinë e qarkullimit;
  • në raste të tjera të përcaktuara me ligj ose me marrëveshje kolektive.
  1. Puna jashtë orarit mund të zgjasë maksimumi tetë orë gjatë një jave dhe maksimumi 190 orë në vit, me përjashtim të punëve që për shkak të procesit specifik të punës nuk mund të ndërpriten ose për të cilat nuk ka kushte dhe mundësi për të organizuar punën me ndërrime. Në këtë rast, koha jashtë orarit në një periudhë prej tre muajsh nuk mund të jetë mesatarisht më shumë se tetë orë në javë.
  2. Për punëtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kryejnë detyra dhe kompetenca të veçanta në bazë të një ligji të veçantë, puna jashtë orarit mund të zgjasë më shumë se 190 orë në vit, për shkak të ekzekutimit të punëve urgjente dhe të pashmangshme, me pëlqimin paraprak me shkrim të të punësuarit.
  3. Puna jashtë orarit paguhet dhe rregullohet me këto kritere: jashtë orarit 35%, natën 35%, punë në tre ndërrime 5% dhe të dielën 50% rritje të çmimit të orarit të rregullt të punës[17].

 3.3. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Pagesa e punës jashtë orarit është ende problem në Maqedoninë e Veriut edhe në administratën publike. Janë të shumta rastet e punës jashtë orarit të papaguar në sektorin privat, veçanërisht në kompanitë e tekstilit dhe lëkurës dhe kompanitë për siguri. Këtij problemi i shtohet një rëndim shtesë për faktin se ka një problem të vazhdueshëm me mungesën e inspektorëve të punës në terren.

  1. STABILITETI DHE SIGURIA NË PUNË

4.1. Informata rreth stabilitetit të punës

Lloji i kontratave që nënshkruajnë punëtorët:

  • shkalla e kontratës së punës me afat të pacaktuar ishte 82.2% në 2020;
  • shkalla e kontratës së punës me afat të caktuar ishte 17.8% në 2020;
  • shkalla e punëtorëve të përkohshëm të agjencive ishte 2% në 2020[18].

Kontratat me afat të caktuar:

  • kohëzgjatja maksimale e kontratës është pesë vjet;
  • Ligji i Punës lejon forma të ndryshme të kontratave me siç janë: punësimi i përkohshëm që rregullon punën në projekte, puna sezonale, me kohë të pjesshme, marrëdhënia e punës me shumë palë që njihet edhe si “punë me qera”[19];
  • Ligji lejon zgjatjen e kontratave me afat të caktuar dhe lejon punëtorët të nënshkruajnë kontrata me punëdhënës të ndryshëm në varësi të fushës së punës.

4.2. Informata rreth sigurisë në punë

Arsyet e ndërprerjes së kontratës dhe procedura e ndërprerjes së kontratës përcaktohen me Ligjin e Punës (neni 77).

Periudha e njoftimit e parashikuar me ligj nuk mund të jetë më e shkurtër se 30 ditë, punëmarrësi ka të drejtë mbi pagën e paguar dhe nëse në periudhën e caktuar të punës punëmarrësit nuk kanë shfrytëzuar ditët e pushimit, ato duhet të paguhen edhe nga punëdhënësi. Nëse punëmarrësi pushohet nga puna vetëm për arsye që nuk ka të bëjë me të, ai ka të drejtë për kompensim financiar sipas kushteve të mëposhtme (neni 97):

  • deri në pesë vjet të kaluara në punë – në shumën e një page neto;
  • pesë deri në dhjetë vjet të kaluara në punë – në shumën e dy pagave neto;
  • nga dhjetë deri në 15 vjet të kaluara në punë – në shumën e tre pagave neto;
  • nga 15 deri në 20 vjet të kaluara në punë – në shumën e katër pagave neto;
  • nga 20 deri në 25 vjet të kaluara në punë – në shumën e pesë pagave neto;

6) mbi 25 vjet të kaluara në punë – në shumën e gjashtë pagave neto[20]

Pas humbjes së punës, punëmarrësi ka të drejtë për mbështetje financiare nga Agjencia për punësim në periudhën prej tre muajsh.

4.3. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Fakti se një përqindje e konsiderueshme e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut po punojnë me kontrata me afat të caktuar krijon një mjedis të pasigurtë për punëtorët dhe ata janë të varur vetëm nga interesat e punëdhënësit. Sektorët në të cilët raportohen shumë raste të shkeljes së të drejtave të punëtorëve (si mospagesa për orët jashtë orarit, mospagesa e pagave në kohë dhe largimi i punëtorëve në mënyrë të paligjshme) janë sektori i ndërtimit dhe sektori i tekstilit. Mungesa e konsiderueshme e inspektorëve të punës, e kombinuar me shpërblimin e tyre joadekuat, ka krijuar një situatë ku ka pak ose aspak monitorim efektiv të praktikave të tregut të punës në Maqedoninë e Veriut. Sindikatat nuk janë në gjendje të përfaqësojnë dhe mbrojnë në mënyrë efektive të drejtat e punëtorëve, shpesh për shkak të faktit se ka shumë sindikata të punës të kontrolluara nga punëdhënësit, gjë që e përkeqëson më tej problemin, duke i lënë punëtorët të prekshëm ndaj shfrytëzimit. Në të njëjtën kohë, shumë punëtorë janë përballur me humbjen e punës si hakmarrje për anëtarësimin dhe aktivizmin në sindikata.

  1. MUNDËSITË DHE TRAJTIMI I BARABARTË

5.1. Informata rreth sistemit kombëtar kundër diskriminimit

Në legjislacionin maqedonas antidiskriminimi rregullohet me Ligjin për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi, Ligjin për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë[21]. Në Ligjin i Punës ka disa nene për mbrojtjen nga diskriminimi[22]. Në këto ligje ka masa për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, etnisë, fesë. Gjithashtu Ligji i Punës parasheh pagesë të barabartë për punë të barabartë. Gratë mbrohen nga humbja e vendit të punës për shkak të shtatzënisë, birësimit të fëmijëve dhe kujdesit për anëtarët e varur të familjes dhe mbrohen nga diskriminimi në bazë të gjinisë në procesin e punësimit. Institucionet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen nga diskriminimi janë Avokati i Popullit dhe Komisioni për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi[23]. Çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë institucioneve të lartpërmendura nëse ekziston dyshimi se i janë shkelur të drejtat.

5.2 Informata rreth sistemit kombëtar të barazisë gjinore

Legjislacioni i përmendur mbron qytetarët nga diskriminimi në bazë të gjinisë dhe roleve gjinore dhe ekziston ndalesa për të bërë pyetje në lidhje me statusin martesor gjatë intervistave të punës. Edhe pse Ligji i Punës e ndalon largimin e grave shtatzëna apo në pushim të lehonisë, në dy vitet e fundit ka pasur të paktën dy raste të raportuara në media ku gratë humbën punën për shkak të këtyre rrethanave[24].

Ekziston mundësia që babai të marrë lejen e atësisë dhe kjo rregullohet me Ligjin e Punës. Pushimi i lehonisë mund të ndahet mes nënës dhe babait ofrohet në një peridhë 9 mujore.

5.3. Informata rreth efekteve të sistemit kundër diskriminimit

Sipas Bankës Botërore nga viti 2023[25], hendeku gjinor në shkallën e aktivitetit ishte rreth 20 pikë përqinjeje. Hendeku gjinor në punësim në 2024 ishte rreth 15 pikë përqindjeje[26]. Gratë fitojnë 9.8% më pak se burrat[27]. I vetmi profesion që është ende i pranishëm në Ligjin e Punës që ndalon punësimin e grave është puna në miniera. Parimi “paga e barabartë për punën me vlerë të barabartë” zbatohet në Ligjin e Punës dhe në Ligjin për Mundësi të Barabarta për Burrat dhe Gratë, por të dhënat tregojnë se ky parim nuk zbatohet në praktikën e punëdhënësit.

 5.4. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Të dhënat e hulumtimit kanë treguar se ngacmimi seksual dhe diskriminimi në avancimet në karrierë janë ende të pranishme dhe të përhapura gjithandej[28].

  1. MJEDISI I SIGURTË I PUNËS

6.1. Treguesit e ofrimit të masave adekuate për mbrojtjen dhe sigurinë e punëtorëve

  • Numri i punëtorëve të vrarë në baza vjetore për vitin 2023 ishte 15 punëtorë[29];
  • Në vitin 2023 janë shënuar 93 aksidente në vendin e punës[30];
  • numri i punëtorëve të vdekur për 100,000 punëtorë në vitin 2023 ishte 2.18[31];
  • numri i inspektorëve të punës për 10,000 punëtorë ishte 1.6.

Inspektorati Shtetëror i Punës punëson 110 inspektorë dhe 12.057 inspektime janë kryer në periudhën 6-mujore korrik-dhjetor 2023[32]. Për periudhën e caktuar prej 6 muajsh, raporti tregon 6 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe sipas numrit të raportuar të lëndimeve në punë, veçanërisht aktivitetet e rrezikshme të punës janë në: sektorin e përpunimit, metalurgjisë, aktiviteteve të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, shitjes me shumicë, furnizimit me ujë dhe heqjes së mbeturinave të ujit, ndërtimit, furnizimit me energji, avullit, gazit dhe ajrit të kondicionuar, minierave dhe guroreve, transportit dhe shkallëzimit[33].

Fatkeqësisht, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë një metodologji të harmonizuar për mbledhjen e të dhënave për format e lëndimeve në punë dhe sëmundjet profesionale dhe publikojnë të dhëna të ndryshme[34].

Të dhënat për lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës nga Organizata Maqedonase për Mbrojtje në Punë, thekson se ajo është e vetmja instancë që e sheh nga afër situatën në vendin e punës në Maqedoni, por gjithashtu se nuk ofron të gjitha të dhënat për të gjitha aksidentet në vendin e punës, vdekjet në vendin e punës dhe sëmundjet profesionale.

Pushimi mjekësor rregullohet me Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Vendin e Punës. Punëmarrësi mund të kërkojë pushim mjekësor nga mjeku i caktuar ose nga mjeku i familjes sipas zgjedhjes së tij. Pushimi mjekësor paguhet 65% nga paga mujore dhe mund të zgjasë në përputhje me gjendjen mjekësore dhe zakonisht nuk është më shumë se 30 ditë. Megjithatë, punëmarrësi mund të kërkojë zgjatjen e pushimit mjekësor përmes një komisioni të veçantë të ekzaminuesve mjekësorë nëse gjendja e tij shëndetësore nuk lejon ende kthimin e sigurtë në punë. Punëdhënësit nuk mund ta detyrojnë punëmarrësin të kthehet në punë para se të skadojë periudha e caktuar e pushimit mjekësor.

6.2. Rregullimi i sistemit të shëndetit dhe sigurisë në punë

Mekanizmat e brendshëm për standardet e sigurisë në punë ekzistojnë si të detyrueshme në Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Vendin e Punës. Punëdhënësit janë të obliguar të caktojnë një person nga punëmarrësit si mbikëqyrës për kushtet e punës. Punëtorët kanë të drejtë të refuzojnë punën nëse besojnë se ajo nuk përmbush standardet e sigurisë dhe sipas gjykimit të tyre nuk është e sigurtë për t’i kryer detyrat e tyre të punës. Inspektori i punës brenda kredencialeve nga Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Vendin e Punës mund të nxjerrë ndalim të procesit të punës te punëdhënësi që nuk plotëson standardet e sigurisë në punë. Për më tepër, ky ligj e obligon punëdhënësin të krijojë mjedis të sigurtë pune dhe të zbatojë të gjitha standardet e sigurisë në punë, të krijojë strategji për mbrojtjen në punë, të ofrojë pajisje mbrojtëse, të konsultohet me sindikatën e punës në kompani në lidhje me standardet e sigurisë ose sindikatën përkatëse të punës për sektorin (neni 9, 10 dhe 11 nga Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë)[35].

6.3. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Megjithëse ligjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me punën janë kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së, praktika tregon devijime. Çdo vit gjatë verës kur temperaturat janë të larta, inspektimet e punës lëshojnë paralajmërime dhe u rekomandojnë punëtorëve të ndërtimit të përmbahen nga puna gjatë ditëve të nxehta, ose të kufizojnë aktivitetet e tyre të punës. Për fat të keq në inspektimet e përsëritura, rezultatet tregojnë se punëdhënësit nuk respektojnë paralajmërimet e inspektimit dhe i detyrojnë punëtorët të punojnë në kushte të rrezikshme. Situatë e ngjashme mund të shihet në kompanitë e tekstilit ku për shkak të disa vendimeve të palogjikshme për kursimin e energjisë elektrike, punëdhënësit nuk e ndezin kondicionerin gjatë verës dhe ka pasur raste kur punëtorët humbnin vetëdijen nga temperatura e lartë në mjedisin e punës. Gjobat për punëdhënësit janë kryesisht financiare, dhe ato nuk janë të mjaftueshme për të siguruar pajtueshmërinë që kompanitë t’i respektojnë standardet e sigurisë në punë.

  1. SIGURIA SOCIALE

7.1. Shuma adekuate e pensioneve të punëtorëve

  • shuma e pensionit minimal; 12,527 MKD (rreth €203);
  • shuma mesatare e pensionit; 21.500 MKD (rreth €348)[36];
  • shuma e pensionit medial; nuk ka të dhëna;
  • raporti i pagës së jetesës (paga e jetesës për vitin 2021 ishte 52,235, rreth €840) me pensionin minimal është 1:4,17 (pensioni minimal mbulon 24% të pagës së jetesës) dhe raporti i pagës së jetesës me pensionin mesatar. është 1:2.43 (pensioni mesatar mbulonte 41.16% të pagës së jetesës)[37].

7.2. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Numri i qytetarëve që përdorin pension bujqësor është 40 dhe pensioni është në nivelin nën pensionin minimal, rreth 10,954 MKD (rreth €177). Shumica e pensionistëve marrin pension në bazë të moshës. 30% e pensionistëve marrin pension mes 12,193 dhe 16,909 MKD, që është pak më shumë se pensioni minimal në vend[38]. Problem shtesë që duhej të zgjidhej nga qeveria e mëparshme (socialdemokratët) është miratimi i një Ligji të pensionit social që do të mbulojë mijëra qytetarë që janë mbi moshën 65 vjeç, por nuk i kanë plotësuar standardet për marrjen e pensionit dhe jetojnë në varfëri. Deri më sot, ky ligj nuk është miratuar[39].

  1. DIALOGU SOCIAL, PËRFAQËSIMI I PUNËDHËNËSVE DHE PUNËTORËVE

8.1. Të dhëna themelore mbi efektet e dialogut social dhe negocimit kolektiv

Nuk ka të dhëna zyrtare për shkallën e sindikalizimit të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat në webfaqen e Federatën e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut tregojnë se ata kanë rreth 70.000 anëtarë të organizuar në 19 degë sindikatash[40]. Ekziston edhe një Konfederatë e sindikatave të lira të Maqedonisë që numëron 11 degë të sindikatave brenda anëtarësisë së saj[41]. Marrëveshjet kolektive rregullohen brenda Ligjit të Punës, por nuk janë të pranishme në të gjithë sektorët ekonomikë.

8.2. Informata shtesë mbi negocimin e dialogut social

Këshilli socio-ekonomik u themelua në kuadër të Ligjit të Punës në vitin 2005. Këshilli Ekonomik dhe Social përbëhet nga 12 anëtarë, katër anëtarë nga qeveria, katër anëtarë nga përfaqësuesë të sindikatave dhe katër anëtarë nga Shoqata Përfaqësuese e punëdhënësve në nivel kombëtar[42]. Ka edhe këshilla socio-ekonomike lokale në 12 komuna[43]. Ekziston një marrëveshje e përgjithshme kolektive për sektorin publik[44] si dhe një marrëveshje e përgjithshme kolektive për sektorin privat[45].

8.3. Çështje të tjera të rëndësishme që do të analizohen brenda kësaj njësie

Çdo ndryshim i qeverisë në Maqedoninë e Veriut pasohet nga ndryshimi i udhëheqjes së Federatën e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut dhe për fat të keq, disa sindikata etiketohen si mbështetëse të kësaj ose asaj partie politike. Kjo lidhet drejtpërdrejt me qeverinë sepse Ministria për Punë dhe Mbrojtje Sociale është përgjegjëse për konfirmimin e zgjedhjes së udhëheqësit të ri të sindikatës dhe ingerenca e kësaj ministrie rregullohet brenda Ligjit të Punës[46][47]. Megjithëse sindikatat po përpiqen të rrisin pagën minimale dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në shumë raste ekziston një presion i dukshëm nga Qeveria ndaj tyre për t’i ulur kërkesat dhe për t’i mbështetur në mënyrë indirekte interesat e komunitetit të biznesit. Megjithëse shumë marrëveshje kolektive janë lidhur formalisht dhe zbatohen, ato nuk janë të pranishme në të gjithë sektorët ekonomikë dhe mbrojtja e një pjese të konsiderueshme të punëtorëve është lënë në interesin e biznesit të punëdhënësve.


Production of this document was supported by Rosa Luxemburg Stiftung Southeast Europe with funds of the German Federal Foreign Office. This publication or parts of it can be used by others for free as long as they provide a proper reference to the original publication. The content of the publication is the sole responsibility of the Centre for the Politics of Emancipation and does not necessarily reflect a position of RLS.

[1]Министерство за труд и социјална политика, легислатива (webfaqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, legjislacioni:) https://www.mtsp.gov.mk/zakoni.nspx, 25.08.2024

[2] DESK, Finance and Task, “Променет е Законот за работни односи”, (Ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës janë miratuar) 2018, https://www.solutionsacc.com.mk/mk/zakon-za-rabotni-odnosi/ 25.08.2024

[3] Државн завод за статистика, Податоци за пазарот на труд, 20240 (State Statistical office of North Macedonia, laborLabor market data from 2024), https://www.stat.gov.mk/pdf/2024/2.1.24.38_mk.pdfhttps://www.stat.gov.mk/ pdf/2024/2.1.24.32_mk.pdf , 26.08.2024

[4] Државн завод за статистика, Податоци за пазарот на труд, 2024 (State Statistical office of North Macedonia, labour market data from 2024), https://www.stat.gov.mk/PrikaziSoopstenie.aspx?rbrtxt=98, 26.08.2024

[5]Агенција за вработување на Република Северна Македонија, преглед на невработени лица според возрастна структура, 2024, (Agency for employment of North Macedonian, list of unemployed citizens by age) https://av.gov.mk/content/Statisticki%20podatoci/%D0%88%D1%83%D0%BD%D0%B8%202024/P2_vozrast062024.pdf , 26.08.2024

[6] Радио Слободна Европа, „Одливот на мозоци чини стотици илјади евра, државата спие”, 3 Јули 2024, https://www.slobodnaevropa.mk/a/iseluvanje-mladi-revizor/33020240.html, 26.08.2024

[7]Државен завод за статистика, прв квартал 2024, (Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë së Veriut, tremujori i parë 2024), https://www.stat.gov.mk/pdf/2024/4.1.24.74_mk.pdf, 26.08.2024

[8] Нова Македонија, “Просечна плата наспроти медијална плата„. 08.09.2023, (Nova Makedonija, “Paga mesatare kundrejt pagës mediale) https://novamakedonija.com.mk/makedonija/prosechna-plata-nasproti-medijalna-plata/, 26.08.2024

[9] Living wage calculations (for year 2021) according to the research of Clean Clothes Campaign can be found here: https://cleanclothes.org/campaigns/europe-floor-wage. It should be noted that due to rising inflation, the living wage is now significantly higher, but more recent data on the living wage is currently unavailable.

[10] Пари „15 највисоки плати во Македонија„ (Pari, 15 pagat më të larta në Maqedoni) https://pari.com.mk/ovie-10-finansiski-giganti-kontroliraat-pola/ , 26.08.2024

[11] Пари, „10 Најниски плати во Македонија„, (Pari, “10 pagat më të ulëta në Maqedoni) https://pari.com.mk/10-najniski-neto-plati-vo-makedonija-zakotveni/ 26.08.2024

[12] Нова Македонија „Синдикална минимална кошница за мај 60.090, (Nova Makedonija, Union minimum consumer basket në maj 60.090) https://novamakedonija.com.mk/ekonomija/sindikalna-minimalna-koshnica-za-maj-60-09000-denari/ 26.08.2024

[13] Закон за работни односи, консолидиран текст (Ligji për marrëdhëniet e punës, teksti i konsoliduar) (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë) „Службен весник на Република Македонија“ бр. 62/2005;106/2008; 161/2008; 114/2009; 130/2009; 149/2009; 50/2010; 52/2010; 124/2010; 47/2011;11/2012; 39/2012; 13/2013; 25/2013; 170/2013; 187/2013; 113/2014; 20/2015; 33/2015; 72/2015;129/2015 и 27/2016 .120/18), .110/19), 267/20), 151/21), .288/21) .111/23), https://mtsp.gov.mk/content/pdf/2023/trud/ZRO,%20precisten%20tekst%202023.pdf 26.08.2024

[14]See: https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/lfsa_ewhais/default/table?lang=en, 05.09.2024

[15]Закон за работни односи, член 117, (Labour Law, article 117), https://mtsp.gov.mk/content/pdf/2023/trud/ZRO,%20precisten%20tekst%202023.pdf, 28.08.2024

[16] Ibid.

[17] Кои се вашите права доколку работите прекувремено?, Кариера.мк. (What are your working rights if you workovertime?) https://kariera.mk/article/7454/koi-se-vashite-prava-dokolku-rabotite-prekuvremeno, 29.08.2024

[18] Не стандардни форми на вработување во Северна Македонија„ (“Format jostandarde të punësimit në Maqedoninë e Veriut”), Nikica Mojsovska Blazhevski, Marjan Petreski, Aleksandar Ristovski, ILO për të drejtat e autorit, viti i publikimit 2021, https://socijalendijalog.mk/wp-content/uploads/2022/03/NSE-EN-FINAL.pdf 29.08.2024

[19] Ibid.

[20]Закон за работни односи, член 97, (Labour Law, article 97), https://mtsp.gov.mk/content/pdf/2023/trud/ZRO,%20precisten%20tekst%202023.pdf

[21]Закон за еднакви можности за мажите и жените, (Law on equal opportunities for men and women, 2014, consolidated text) https://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/zakoni/2017/precisten%20tekst%202015%20na%20ZEM_nov.pdf

[22]Закон за спречување и заштита од дискриминација, (Law on protection and prevention from discrimination, 2020) https://www.mtsp.gov.mk/content/%D0%97%D0%B0%D0%BA%D0%BE%D0%BD%20%D0%B7%D0%B0%20%D1%81%D0%BF%D1%80%D0%B5%D1%87%D1%83%D0%B2%D0%B0%D1%9A%D0%B5%20%D0%B8%20%D0%B7%D0%B0%D1%88%D1%82%D0%B8%D1%82%D0%B0%20%D0%BE%D0%B4%20%D0%B4%D0%B8%D1%81%D0%BA%D1%80%D0%B8%D0%BC%D0%B8%D0%BD%D0%B0%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0.pdf

[23]Комисија за заштита и спречуваје на дискриминација (Komisioni për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi), https://kszd.mk/ 29.08.2024

[24]“Во седми месец бременост ја избркале од работа, на бебето не му дале осигураваје, а на нејзино место ставиле колега кој сексилно ја вознесирувал„, СДК, Октомври 2023 (Në muajin e 7-të shtatzënisë humbi punën, foshnja nuk mori sigurim dhe ata punësuan burrin që e ngacmonte seksualisht”) https://sdk.mk/index.php/neraskazhani-prikazni/vo-sedmi-mesets-od-bremenosta-kazhale-deka-ke-ja-brkaat-od-rabota-na-bebeto-ne-mu-dale-zdravstveno-osiguruvane-a-na-nejzinoto-mesto-go-postavile-kolegata-shto-seksualno-ja-voznemiruval/ 29.08.2024

[25] See: https://genderdata.worldbank.org/en/economies/north-macedonia

[26] See: https://www.stat.gov.mk/pdf/2024/2.1.24.38_mk.pdf12.12.2024

[27] World Bank, North Macedonia – Country Gender Assesment, 2024, p 34. See: https://openknowledge.worldbank.org/server/api/core/bitstreams/1ffb6bb5-7ee2-4d93-931e-63599353405d/content 

[28]„Родово базирана дискриминација и работнички права во Северна Македонија!, Реактор, 2022, (Diskriminimi me bazë gjinore dhe të drejtat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut) https://reactor.org.mk/wp-content/uploads/2022/03/mk_b5-web.pdf 29.08.2024

[29]Македонско здружение за заштита при работа, годишен извеслај за несреји на работно место, 2023 (Unioni Maqedonas për mbrojtje në punë, Raporti vjetor për aksidentet në punë në vitin 2023), https://mzzpr.org.mk/wp-content/uploads/2024/04/IZVESTAJ-NESRECI-PRI-RABOTA-2023.pdf 30.08.2024

[30] Ibid.

[31] Ibid.

[32]Извештај за работа на Државен трудов инспекторат период Јули – Декември 2023 (Raporti mbi punën e inspektimit të punës së shtetit për periudhën korrik-dhjetor 2023), https://dit.gov.mk/media/documents/%D0%98%D0%B7%D0%B2%D0%B5%D1%88%D1%82%D0%B0%D1%98%20%D1%88%D0%B5%D1%81%D1%82%20%D0%BC%D0%B5%D1%81%D0%B5%D1%87%D0%B5%D0%BD%20%D1%98%D1%83%D0%BB%D0%B8-%D0%B4%D0%B5%D0%BA%D0%B5%D0%BC%D0%B2%D1%80%D0%B8%202023%20%D0%B3%D0%BE%D0%B4%D0%B8%D0%BD%D0%B0.pdf 30.08.2024

[33] Ibid.

[34] Стратегија за безбедност и здравје при работа, 2021-2025, Министерство за труд у социјална политика, (Strategy for safety and protection at work, 2021-2025, Ministry of labor and social policy), https://oshcouncils.org/wp-content/uploads/2021/12/Strategija-BZR-2021-2025-sl-12.2021.pdf

[35]Закон за заштита и здравје при работа, консолидиран текст (Ligji për shëndetin dhe sigurinë në punë, tekst i konsoliduar), Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, (“Службен весник на Република Македонија” бр. 92/2007, 136/2011, 23/2013, 25/2013, 137/2013, 164/2013, 158/2014, 15/2015,129/2015, 192/2015 и 30/2016 https://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/trud_2017/pravilnici/%D0%97%D0%B0%D0%BA%D0%BE%D0%BD%20%D0%B7%D0%B0%2016,11-%D0%B7%D0%B0%D0%BA%D0%BE%D0%BD%D0%91%D0%97%D0%A0.pdf

[36]Фонд за пензиско и инвалидско осигурување, податоци за пензии Јуни 2024 (Fondi shtetëror për pension dhe sigurim të invalidor, të dhënat e pensionit qershor 2024), https://www.piom.com.mk/wp-content/uploads/2024/08/06-2024-%D0%9F%D0%BE%D0%B4%D0%B0%D1%82%D0%BE%D1%86%D0%B8-%D0%B7%D0%B0-%D0%B1%D1%80%D0%BE%D1%98%D0%BE%D1%82-%D0%BD%D0%B0-%D0%BA%D0%BE%D1%80%D0%B8%D1%81%D0%BD%D0%B8%D1%86%D0%B8%D1%82%D0%B5-%D0%BD%D0%B0-%D0%BF%D0%B5%D0%BD%D0%B7%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%B8-%D0%BF%D1%80%D0%BE%D1%81%D0%B5%D1%87%D0%BD%D0%B0-%D0%BF%D0%B5%D0%BD%D0%B7%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D1%98%D1%83%D0%BD%D0%B8-2024.pdf 30.08.2024

[37]Државен завод за статистика, просечна плата Јуни 2024, (Enti Shtetëror i Statistikave, paga mesatare qershor 2024), https://www.stat.gov.mk/PrikaziSoopstenie_en.aspx?rbrtxt=40 30.08.2024

[38] Фонд за пензиско и инвалидско осигурување, пензии за Јуни 2024 (Fondi shtetëror për pension dhe sigurim të invalidor, të dhënat e pensionit qershor 2024), https://www.piom.com.mk/wp-content/uploads/2024/08/06-2024-%D0%9F%D0%BE%D0%B4%D0%B0%D1%82%D0%BE%D1%86%D0%B8-%D0%B7%D0%B0-%D0%B1%D1%80%D0%BE%D1%98%D0%BE%D1%82-%D0%BD%D0%B0-%D0%BA%D0%BE%D1%80%D0%B8%D1%81%D0%BD%D0%B8%D1%86%D0%B8%D1%82%D0%B5-%D0%BD%D0%B0-%D0%BF%D0%B5%D0%BD%D0%B7%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%B8-%D0%BF%D1%80%D0%BE%D1%81%D0%B5%D1%87%D0%BD%D0%B0-%D0%BF%D0%B5%D0%BD%D0%B7%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D1%98%D1%83%D0%BD%D0%B8-2024.pdf 30.08.2024

[39] Радио Слободна Европа, „ Социјалната пензија ќе реши многу проблеми„, Декември 2017, (Radio Evropa e Lirë, Pensioni social do të zgjidhë shumë probleme, dhjetor 2017) https://www.slobodnaevropa.mk/a/28942445.html 30.08.2024

[40]Сојуз на синдикати на Македонија (Bashkimi i Sindikatave në Maqedoni, faqja zyrtare), https://www.ssm.org.mk/mk/shto-dobivash-shto-gubish 30.08.2024

[41] Конфедерација на слободни синдикати, (Konfederata e sindikatave të lira) https://kss.mk/%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%ba%d0%b8-%d1%81%d0%b8%d0%bd%d0%b4%d0%b8%d0%ba%d0%b0%d1%82%d0%b8/ 30.08.2024

[42]Економско социјален совет, (Këshilli socio-ekonomik) https://ness.mk/about/ 30.08.2024

[43] Локален економско социјален совет, (Keshilli socio-ekonomik lokal) http://less.mk/ 30.08.2024

[44] Општо колективен договор за јавниот сектор, (Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik)https://www.mtsp.gov.mk/WBStorage/Files/opstkolektiven.pdf 30.08.2024

[45]Општ колективен договор за приватниот сектор од областа на стопанството, (Marrëveshja e përgjithshme kolektive në sektorin privat) https://www.ssm.org.mk/sites/default/files/files/dokumenti/2016/06/opsht_kolektiven_dogovor_za_privaten_sektor_od_oblasta_na_stopanstvoto_sl._vesnik_na_rm_br.115_od_1.08.2014_g.pdf 30.08.2024

[46]„Синдикален минилог со тупаници!, Катерина Блажевска, Призма, 2017 (Monologu i Unionit me grushta), Katerina Blazhevska, Prizma, 2017, https://prizma.mk/kolumni/sindikalen-monolog-tupanitsi/ 30.08.2024

[47] Закон за работни односи, член 97, (Labour Law, article 97), https://mtsp.gov.mk/content/pdf/2023/trud/ZRO,%20precisten%20tekst%202023.pdf