Akademia Rajonale për Punë të Denjë e organizuar në fund të nëntorit nga Instituti për Politikë Sociale Musine Kokalari në Kosovë, Qendra për Politikat e Emancipimit në Serbi, Shoqata për Siguri në Punë e Malit të Zi dhe ZORA – Shoqata për Zhvillimi Social, Kulturor dhe Kreativ në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka mbledhur 60 pjesëmarrës nga 45 organizata dhe sindikata nga rajoni.

Gjatë dy ditëve të punës në Igalo të Malit të Zi u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile, fushata të përbashkëta, si dhe u shkëmbyen përvoja mbi grevat dhe strategjitë e negociatave në luftën për të drejtat e punës. Temat e trajtuara gjatë diskutimeve në panel, ligjeratave dhe punëtorive përfshinin barazinë gjinore në tregun e punës, luftën për pagën e jetesës, sigurinë e shëndetin në punë dhe përkujdesin si punë të papaguar.

U diskutua rëndësia e përfshirjes së të drejtave sociale dhe të punës në “Agjendën e Gjelbër” dhe mundësitë e një të ardhme të qëndrueshme me Aleksandra Kikoviç, përfaqësuese e UNDP-së për Malin e Zi, duke trajtuar Aktin Gjerman të Zinxhirit për Furnizim dhe Direktivën e BE-së për Kujdesin e Duhur (Due Diligence), si dhe rëndësinë të këtyre kornizave ligjore për Ballkanin Perëndimor me Maren Leifker nga fondacioni Brot für die Welt. Kryetari i Sindikatës së Re nga Kroacia, Mario Ivekoviq, ndau përvojat e bashkëpunimit të kësaj sindikate me organizatat e shoqërisë civile në luftën për të drejtat e punëtorëve.

Gjatë konferencës u prezantuan edhe raporte për gjendjen e të drejtave të punës në vende të veçanta të Ballkanit Perëndimor. Raportet u bazuan në treguesit e punës së denjë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në bashkëpunim me Mario Reljanoviq, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për të Drejtën Krahasuese në Beograd.

Konferenca u organizua si vazhdimësi e takimit rajonal që filloj vitin e kaluar në Durrës, ku 20 organizata nënshkruan Manifestin për Punë të Denjë. Në takimin e këtij viti, 24 organizata të tjera, duke përfshirë 14 sindikata, nënshkruan Manifestin, duke demonstruar kështu përkushtimin e tyre në luftën rajonale për kushte më të mira jetese dhe pune.

Rrjeti i organizatave që po formojmë në këtë proces do të shërbejë në të ardhmen si një platformë për forcimin e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e ideve e përvojave, si dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta që do të mundësojnë përmirësimin e të drejtave të punës dhe sociale në Ballkanin Perëndimor.

Solidariteti dhe lidhja rajonale janë të një rëndësie kyçe për përparimin e shoqërive tona.

Rreth nismës rajonale, mund të mësoni më shumë në faqen e internetit www.decentworkbalkans.com, ku mund të gjeni edhe raportet mbi gjendjen e të drejtave të punës në Ballkanin Perëndimor.

Organizimi i konferencës u mbështet nga Fondi Evropian për Ballkanin dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor.