NE, organizatat e poshtëshënuara:

  1. Center for the Politics of Emancipation, Serbia
  2. Institute for Social Policy ‘Musine Kokalari’, Kosovo
  3. Institute for Critique & Social Emancipation, Albania
  4. Women’s Rights Center, Montenegro
  5. Freedom Front, Bosnia & Herzegovina
  6. Open Gate, North Macedonia
  7. Center for Dignified Work, Serbia
  8. Kosovar Stability Initiative, Kosovo
  9. Gender Alliance for Development Center, Albania
  10. Safety at Work Association, Montenegro
  11. Crvena, Association for Culture & Art, Bosnia & Herzegovina
  12. Roza, Association for Women’s Labor Rights, Serbia
  13. Center for Policy & Advocacy, Kosovo
  14. Social Development Investment, Albania
  15. Association for Children & Youth, Montenegro
  16. Zora, Association for Social, Cultural & Creative Development, Bosnia & Herzegovina
  17. A11 Initiative for Economic & Social Rights, Serbia
  18. Lens, Kosovo
  19. Center for Labor Rights, Albania
  20. Together for Life, Albania

Duke konfirmuar mbështetjen tonë të plotë për një bashkëpunim dhe integrim më të fuqishëm rajonal të vendeve dhe qytetarëve tanë;

Duke pasur parasysh se liria e qytetarëe për të bashkëvepruar dhe për t’u integruar është e nevojshme për zhvillimin dhe mirëqenien tonë;

Duke theksuar rëndësinë e paqes dhe prosperitetit për rajonin tonë;

Duke theksuar urgjencën që rajoni ynë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian;

Duke kujtuar parimet dhe vlerat mbi të cilat u themelua BE-ja si parime udhëzuese për shoqëritë tona;

Duke mbështetur parimet e lirisë, barazisë, prosperitetit dhe solidaritetit midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë;

Duke këmbëngulur që përpjekjet tona të orientohen për një të ardhme më të mirë;

Duke u fokusuar në rëndësinë e shoqërive demokratike funksionale të bazuara në sundimin e ligjit, trajtimin e barabartë të të gjithëve dhe drejtësinë sociale;

Nxisim fuqimisht qeveritë tona, organet rajonale dhe institucionet përkatëse të BE-së, që të përfshijnë të drejtat e punës dhe të drejtat sociale në kornizën e integrimit të mëtejshëm ekonomik, e në veçanti në atë

të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR) të WB6. Si qytetarë të shqetësuar dhe avokues për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale, ne besojmë se përfshirja e këtyre aspekteve kritike në kuadrin e TPR-së nuk është vetëm një imperativ moral, por edhe thelbësor për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Konkretisht, Ne ju bëjmë thirrje qeverive tona që:

  • Ta krijojnë një grup ose komitet punues të dedikuar për integrimin e të drejtave të punës dhe të drejtave sociale në kuadrin e TRP-së.
  • Të bashkëpunojnw me akterët përkatës, duke përfshirë sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët nw fushwn e politikave tw punës dhe sociale, për të zhvilluar politika dhe strategji gjithëpërfshirëse.
  • Të sigurojnë që vendet e WB6 do ta harmonizojnë legjislacionin e tyre nacional me standardet ndërkombëtare të punës dhe të drejtave sociale, të tilla si ato të përcaktuara nga Karta e BE-së për të Drejtat Sociale, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Kombet e Bashkuara.
  • Të themelojnë mekanizma për monitorim dhe vlerësim të rregullt për progresin e vendeve të WB6 në zbatimin e këtyre të drejtave dhe të ofrojnë mbështetje aty ku është e nevojshme.

Të drejtat e punës janë të drejta themelore të njeriut që duhet të respektohen dhe mbrohen në të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor. Duke i përfshirë në këtë kornizw të drejtat e punës bazuar në standardet ndërkombëtare të punës së denjë, ne mund të sigurojmë kushte të mira dhe të drejta pune për të gjithë individët, pavarësisht nga statusi i tyre i punësimit. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në të drejtën për mjedise pune të sigurta dhe të shëndetshme, paga të dinjitetshme, mundësi të barabarta dhe liri për t’u organizuar dhe negociuar kolektivisht. Sigurimi i këtyre të drejtave jo vetëm që do t’i sjell përfitim punëtorëve, por gjithashtu do të kontribuojë në rritjen ekonomike, kohezionin social dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve në rajonin tonë bazuar në standardet ndërkombëtare të punës së denjë.

Të drejtat sociale përfshijnë një gamë të gjerë aspektesh thelbësore, përfshirë këtu qasjen në kujdesin shëndetësor, arsim, strehimdhe sigurime shoqërore. Duke njohur dhe prioritizuar të drejtat sociale, ne mund t’i adresojmë çështjet urgjente si varfëria, pabarazia, përjashtimi social dhe emigrimi nga rajoni ynë. Kjo, nga ana tjetër, do ta promovojë kohezionin social dhe do të ndihmojë në tejkalimin e pabarazive që ekzistojnë mes qytetarëve tanë. Përfshirja e të drejtave sociale në këtë kornizë pune do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, duke nxitur stabilitetin dhe përparimin për të gjithë. Do të ndalonte dampingun e pagave të punëtorëve midis vendeve tona, gjë që mund të vërehet duke shikuar faktin alarmues se në disa sektorë me intensitet të lartë të punës pagat janë më të ulëta se në vendet shumë më të varfra të botës, të shprehura në fuqi blerëse. Etiketa “Made in Europe” nuk duhet të shërbejë për të mbuluar kushtet e padrejta të punës.

Duke ndërmarrë këto hapa, ne mund të tregojmë përkushtimin tonë për mirëqenien e dinjitetin e qytetarëve tanë dhe të japim një shembull pozitiv të përgjegjësisë. Ne shpresojmë sinqerisht që Tregu i Përbashkët Rajonal do ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’i prioritizuar të drejtat e punës dhe të drejtat sociale në kornizën e tij, duke krijuar një të ardhme më të drejtë dhe më të begatë për të gjithë.